Vdes nëna e ish-zëvendësministrit të Infrastrukturës, Idriz Selimaj

Vdes nëna e ish-zëvendësministrit të Infrastrukturës, Idriz Selimaj

Aktuale December 03, 2020 - 18:42

Ka vdekur sot nëna e ish-zëvendësministrit të Infrastrukturës, Idriz Selimaj.

Lajmin e ka bërë të ditur në "Facebook" kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Harzihane Selimaj. Me këtë rast, në emër tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ngushëlloj kolegun tim Idrizin, mbarë familjen Selimaj dhe të gjithë ata që e njohën. Zonja Harzihane u prehtë në paqe!", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri