Sabit Geci kthehet përsëri në burg

Sabit Geci kthehet përsëri në burg

Aktuale December 03, 2020 - 17:59

Gjatë ditës së sotme është marrë vendimi që ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci të kthehet përsëri në burg.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në "Facebook", vajza e tij Fitore Geci-Gagica.

Sipas saj është e habitshme se si është e mundur që një njeri si Sabit Geci, i cili ka plagë të pashëruara nga lufta dhe shumë diagnoza që duhet të trajtohen, të merret vendimi që të kthehet në burg.

Geci- Gagica po ashtu theksoi se "me habite fakti qe ne si popull , si instutcion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zerin per njerzit e luftes qe plaget e tyre akoma kullojne gjak".

"Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshe per qellime te ndryshe por une si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim qe eshte dhe do te jete i pathyshem", ka shkruar ajo në "Facebook".

Ish-pjesëtari i UÇK-së ishte gjykuar për krime lufte ndaj popullatës civile ku edhe u dënua me 15 vjet burgim nga Gjykata e atëhershme e Qarkut të Mitrovicës.

Vuajtja e dënimit, Gecit i ishte pezulluar disa herë përkohësisht për shkaqe shëndetësore. /Zëri