Selimi: Reforma në drejtësi pa dyshim do të sjellë efikasitet dhe profesionalizëm

Selimi: Reforma në drejtësi pa dyshim do të sjellë efikasitet dhe profesionalizëm

Aktuale December 03, 2020 - 17:35

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi gjatë ditës së sotme ka takuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me të cilin ka diskutuar për draftin e parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Selimi ka falënderuar Hysenin për bashkëpunimin dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve të përfshirë në hartimin e planit të veprimit i cili sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

“Është tejet me rëndësi i gjithë procesi i reformës në drejtësi, përmes së cilës synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial”, citohet të ketë thënë Selimi.

Nga ana tjetër Hyseni ka vlerësuar këtë bashkëpunim të ofruar nga ana e Selimit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë deri në finalizim të këtij procesi tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

"Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur", thuhet në komunikatë. /Zëri