Suspendohet një zyrtar korrektues, dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda Qendrës së Paraburgimit

Suspendohet një zyrtar korrektues, dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda Qendrës së Paraburgimit

Aktuale December 03, 2020 - 17:02

Sot rreth orës 11:40. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur të parandalojë futjen e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas SHKK-së, me të marrë informatat se një zyrtar korrektues dyshohet për shpërndarje të lëndëve të dyshuara narkotike brenda Qendrës së Paraburgimit, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

SHKK-ja bën të ditur se zyrtari korrektues është suspenduar nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore.

"Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla", thuhet në njoftimin e SHKK-së në "Facebook". /Zëri