13 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

13 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Aktuale December 03, 2020 - 16:31

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nga 2256 testim të realizuara për COVID-19, 782 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë, 13 persona kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.