Shtëpia e Bardhë në Prizren ndriçohet portokalli në mbështetje të fushatës “16 ditët e aktivizmit”

Shtëpia e Bardhë në Prizren ndriçohet portokalli në mbështetje të fushatës “16 ditët e aktivizmit”

Aktuale December 03, 2020 - 15:53

Shtëpia e Bardhë në komunën e Prizrenit është ndriçuar me ngjyrë portokalli mbrëmjen e së mërkurës.

Kjo u bë në vazhdën e fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, nga UNDP-ja.

“Kryetari i Komunës Haskuka theksoi se duke e ndriçuar portokalli Shtëpinë e Bardhë, një ndërtesë në qendër të qytetit, dërgon një mesazh të fuqishëm për të rritur ndërgjegjësimin për ‘16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Komuna e Prizrenit mbështet gratë me dhënien e më shumë mundësive për fuqizim ekonomik përmes punësimit dhe mundësive të vendimmarrjes, ku gratë janë në krye të gjashtë departamenteve komunale, si dhe postin e nënkryetares së komunës për komunitete, në lidhje me barazinë gjinore në vendimmarrje dhe qeverisje”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Projekti mbështet Prizrenin në zvogëlimin e emetimeve të gazrave serë përmes ndërhyrjeve ndërsektoriale, duke përfshirë përmirësimin e efiçiencës së energjisë, promovimin e përdorimit të energjisë së ripërtërishme dhe zbatimin e zgjidhjeve të mençura urbane.

Të pranishëm në ngjarje ishin Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Niels Knudsen, zëvendëspërfaqësues i përhershëm, Neil Taylor, shefi i BERZH-it për Kosovë dhe nikoqiri Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Prizrenit. /Zëri

Image

Image