Policia jep detaje rreth vdekjes së një personi në një vilë të Gjakovës

Policia jep detaje rreth vdekjes së një personi në një vilë të Gjakovës

Aktuale December 03, 2020 - 11:55

Sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje rreth orës 17:15 një person është gjetur pa shenja jete në një vilë në Gjakovë.

Ndërsa lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se policia së bashku me hetime e SP Gjakovë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën të shtrirë në krevat dhe pa ndjenja.

“Më datë 01.12.2020, rreth orë 17:00, në SP Gjakovë janë paraqitur dy dëshmitarë dhe kanë raportuar rastin. Dëshmitarët kanë raportuar se një person te ‘Villa 007’ është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën e shtrirë në krevat dhe pa ndjenja”, tha ai.

Po ashtu ai thotë se ambulanca ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.

“Ne vendngjarje ka dalë edhe ambulanca, që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilët kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, tha Xhurkaj për “Zërin”.