Bogujevci pas kthimit të Selmanajt në Kuvend: Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet

Bogujevci pas kthimit të Selmanajt në Kuvend: Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet

Aktuale December 03, 2020 - 11:25

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci, ka reaguar për prezencën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për personat me aftësi të kufizuara.

Bogujevci ka thënë se Selmanaj e ka shfrytëzuar këtë seancë për të qenë i pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërsa e ka quajtur atë si njëri pa dinjitet.

“Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit. Nuk mund të kuptoj sesi nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mosrespekti ndaj qytetarëve”, ka shkruar Bogujevci, e cila ka publikuar edhe fotografi nga prezenca e Selmanajt në Kuvend, transmeton “Zeri.info”.

LVV-ja kishte paralajmëruar se do të pengonte Selmanajn të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit në shenjë revolte për deklaratën e tij lidhur me të pagjeturit, e cila ofendoi familjarët e tyre, megjithëkëtë Selmanaj nuk është penguar nga deputetët e kësaj partie që të jetë i pranishëm sot në seancë. /Zëri