Kuvendi pas 20 vjetësh bëhet me lift, që u ofron qasje personave me karrocë

Kuvendi pas 20 vjetësh bëhet me lift, që u ofron qasje personave me karrocë

Aktuale December 03, 2020 - 10:53

Debati parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë është iniciuar nga deputeti Fetah Rudi, i cili tha se për herë të parë Kuvendi ka krijuar kushtet për qasje të personave me aftësi të kufizuara në sallën e seancave, transmeton “Zeri.info”.

Rudi ka treguar se është në përfundim puna për liftin, i cili u jep qasje të gjithë personave me karrocë në sallën e Kuvendit.

“Po përfundon puna për liftin për personat me karroca dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara. Kjo na mundëson qasjen në sallën e seancave të Kuvendit”, ka thënë Rudi.

Ai kritikoi institucionet që po shkelin ligjin duke mos i ofruar qasje kësaj kategorie në shumë objekte publike.

“Nga mungesa e deritanishme e këtij lifti mësuam se Kuvendi duhet të rishikojë ligjet për t’i hequr burokracitë ligjore. Të gjithë ne si deputetë, Qeveria, zyrtarët, duhet të punojmë me kohë që të rregullohet qasja e personave me aftësi të kufizuara nëpër të gjitha institucionet”, tha deputeti i LDK-së. /Zëri