Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Foto:Laura Hasani

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Aktuale December 03, 2020 - 10:24

KQZ-ja sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën e Veriut.

Pas numërimit të votave me kusht, sipas KQZ-së, në komunën e Podujevës ka fituar kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, ndërsa në Mitrovicën e Veriut Milan Radojeviq nga Lista Serbe, raporton “Zeri.info”.

Më poshtë gjeni rezultatet e zgjedhjeve në këto dy komuna:

Podujevë:

Pjesëmarrja në zgjedhje 40,76%

Shpejtim Bulliqi – LVV, 18286 vota ose 51,9%

Nexhmi Rudari – LDK, 12627 vota ose 35,8%

Naim Fetahu – PDK, 4431 vota ose 12,3%.

Mitrovicë e Veriut:

Pjesëmarrja në zgjedhje, 38,8%

Milan Radojeviq – Lista Serbe, 7916 vota ose 89,5%

Erden Atiq – LVV, 351 vota ose 4%

Florent Azemi – PDK, 3018 vota ose 3,6%

Dushan Milunoviq, 256 vota ose 2,9%.