Deputeti i LVV-së: Nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Osmanin e Shqipërinë?

Deputeti i LVV-së: Nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Osmanin e Shqipërinë?

Aktuale December 03, 2020 - 10:13

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Zyba është shprehur i befasuar se nga po i vjen gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës për Vjosa Osmanin e Shqipërinë.

“Nga cila bazë inspirimi (ideologjik dhe të kaluar) mund t’i vijë gjithë ai mllef e urrejtje Isa Mustafës ndaj Shqipërisë, po edhe ndaj Vjosës?!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Mbrëmë në një emision televiziv Mustafa e ka konsideruar si gjuhë të komunizmit të Enver Hoxhës një status të shkruar në rrjetet sociale nga Vjosa Osmani. /Zëri