133 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

133 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

Aktuale December 03, 2020 - 08:48

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 133 pacientë me COVID-19.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ky spital ka bërë të ditur se 4 pacientë janë në respiratorë, 93 në oksigjenoterapi dhe nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, nga Spitali kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 1 lindje ka qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftimin e këtij Spitali. /Zëri