Publikohen gjatë ditës rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Publikohen gjatë ditës rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Aktuale December 03, 2020 - 08:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një njoftimi për media, nga KQZ-ja kanë thënë se sot në orën 10:00 do të dalin rezultatet përfundimtare.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 3 dhjetor 2020, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Bëjmë të ditur se në Podujevë ka fituar mandatin për kryetar Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosja, ndërsa në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milan Radojeviq nga Lista Serbe. /Zëri