Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Legjitimiteti i Qeverisë së Kosovës, Kadri Kryeziu: Vota e ish-deputetit Arifi është e ligjshme

Legjitimiteti i Qeverisë së Kosovës, Kadri Kryeziu: Vota e ish-deputetit Arifi është e ligjshme

Aktuale December 02, 2020 - 14:40

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Kadri Kryeziu, deklaroi për Euronews Albania se vota e ish-deputetit Etem Arifi për krijimin e qeverisë "Hoti" është e ligjshme.

“Unë mendoj se meqë Etem Arifi ka qenë në Parlament dhe ka marrë pjesë në votimin e ligjit, vota e tij është e ligjshme”, u shpreh ai.

“Unë nuk kam njohuri se çfarë vendimi do të shfaqë Gjykata Kushtetuese”, tha z. Kryeziu më tej.

Sipas tij, nëse gjykata vendos që vota e Arifit ishte e pavlefshme ai tha se situata do të kthehet në pikën zëro.

“Duhet të kthehet në pikën zero, me këtë nënkupton që duhet të kthehet ish-kryeministri Albin Kurti, të kthehet si ushtrues i detyrës së kryeministrit. Seanca duhet të përfundojë sot, ndërsa vendimi duhet të jepet brenda javës”, tha ai.

Vota e kontestuar e ish-deputetit Etem Arifi ka vendosur përballë Vetëvendosjen dhe Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi ish-deputeti Etem Arifi, i cili tani ndodhet në burg, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kur votoi për krijimin e qeverisë "Hoti".

Ai ishte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi keqpërdori një donacion të Qeverisë në vlerë prej 26 mijë eurove.