Profesori i kushtetueses: Vota e deputetit Arifi nuk mund të shpallet sot votë e pavlefshme

Profesori i kushtetueses: Vota e deputetit Arifi nuk mund të shpallet sot votë e pavlefshme

Aktuale December 02, 2020 - 11:40

Qeveria “Hoti” nuk do të bjerë sot. Këtë e thotë profesori universitar i fushës kushtetuese-administrative, Dardan Vuniqi.

Ai ka thënë për “Zërin” se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jetë në favor të kërkesës së LVV-së, sepse do të krijonte praktikë jo të mirëfilltë juridike.

"Rrjedhimisht vota e deputetit Arifi nuk mund të shpallet sot votë e pavlefshme", ka thënë ai në deklaratën e tij dhënë për "Zërin".

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së qeverisë “Hoti”.

Vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve u cilësua e pavlefshme nga LVV-ja për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër. /Zëri