Likaj: Gjatë ditëve në vijim do të diskutojmë mënyrën e realizmit të planprogramit mësimor

Likaj: Gjatë ditëve në vijim do të diskutojmë mënyrën e realizmit të planprogramit mësimor

Aktuale December 01, 2020 - 19:45

Pas vendimit që gjysëmvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë të përfundojë me 18 dhjetor, ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se do të diskutohet gjatë ditëve në vijim se si do të realizohet planprogrami mësimor.

"Për mënyrën e realizimit të plaprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim bashkë me akterë të tjerë të përfshirë në arsim. Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor", ka shkruar ai në "Facebook".

Sipas vendimi të ri, gjysëmvjetori i parë do të përfundojë me 18 dhjetor ndërsa i dyti do të filloj me 18 janar. /Zëri