Yagcilari bëri më së shumti kilometra me veturë zyrtare nga ministrat e qeverisë “Haradinaj”

Yagcilari bëri më së shumti kilometra me veturë zyrtare nga ministrat e qeverisë “Haradinaj”

Aktuale December 01, 2020 - 19:07

Instituti GAP ka përpiluar një raport në lidhje me shpenzimet në karburante të qeverisë Haradinaj.

Nga të dhënat e mbledhura përmes kërkesës nga 19 institucione, del se gjatë vitit 2019, për karburante për vetura ato kanë shpenzuar mbi 369 mijë euro.

Sipas GAP-it, për vitin 2019, ministri i Administrimit Publik, Mahir Yagcilar, ka shpenzuar më së shumti në karburante për vetura me një total mbi shtatë mijë euro, raporton Zeri.info.

Pastaj radhiten ministri Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri.

Gjithashtu, gjatë vitit 2019 Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka ndërruar dy ministra të cilët gjithsej kanë shpenzuar mbi 2 mijë euro.

Image

Ndërkaq, për sa u përket zv.ministrave, sikurse dhe vitin e kaluar, për shpenzimet për karburant më së shumti ka shpenzuar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha.

Pas tij radhiten zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arton Berisha, zëvendësministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Milazim Gashi dhe zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi.

Image