Gjykata Speciale fton Shefqet Bylykbashin si dëshmitar

Gjykata Speciale fton Shefqet Bylykbashin si dëshmitar

Aktuale December 01, 2020 - 18:55

Veterani i UÇK-së, Shefqet Bylykbashi ka marrë sot ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur si dëshmitar.

Lajmin e ka bërë të ditur në "Facebook", Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Lipjan.

"Veteranë të respektuar të UÇK-së, dhe ju Qytetarë të Kosovës, ju njoftoj se sot ju ka konfirmuar ftesa nga Gjykata specijale me seli në Hag Veteranit të UÇK-së z. Shefqet Bylygbashi, si dëshmitar i kësaj Gjykate. Shefqeti sipas ftesës duhet të lajmrohet më datë 08. 12. 2020", thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, dega Lipjan. /Zëri