Më 2019, zv.ministrat shpenzuan më shumë në mëditje sesa zv.kryeministrat

Më 2019, zv.ministrat shpenzuan më shumë në mëditje sesa zv.kryeministrat

Aktuale December 01, 2020 - 18:40

Instituti GAP ka kryer një studim mbi praktikat e institucioneve publike rreth udhëtimeve zyrtare, ku është realizuar një anketë me 596 shërbyes civilë, nga i cili del se mbi dy të tretat e shërbyesve civilë nuk pajtohen se tarifat aktuale për mëditje janë në lartësinë e duhur dhe rreth 56% e tyre mendojnë se shuma e ndarë për mëditje të plotë nuk i mbulon shpenzimet e udhëtimit.

Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, GAP-i ka kërkuar të dhënat e shpenzimeve për mëditje të stafit politik për vitin 2019 nga Zyra e Kryeministrit dhe të gjitha ministritë.

“Kërkesës sonë për mëditje i janë përgjigjur gjithsej 17 ministri dhe Zyra e Kryeministrit, prej të cilave Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë ofruar të dhëna për kabinete të minstrive pa i personalizuar shpenzimet e zyrtarëve për muaj. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Diasporës nuk kanë ofruar qasje në të dhëna, duke rënë kështu në kundërshtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike”, thotë Instituti GAP, raporton Zeri.info.

Nga të dhënat e këtyre 17 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, del se gjatë vitit 2019 janë shpenzuar rreth 204,541 euro për mëditje.

Sa i përket shumës së mëditjeve të zëvendëskryeministrave, Enver Hoxhaj kishte marrë 2,564 mijë euro mëditje dhe Fatmir Limaj 2,019 euro.

Image

Ndërsa, zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Lirak Çelaj kishte marrë më së shumti mëditje, mbi tre mijë euro. Pastaj radhitet Abdyl Selami Shkodra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme me 263 euro më pak shpenzime.

Kjo është lista e plotë:

Image