Kamberi për Memorialin në Batajnicë: Nuk pres që kjo të mirëpritet nga serbët

Kamberi për Memorialin në Batajnicë: Nuk pres që kjo të mirëpritet nga serbët

Aktuale December 01, 2020 - 18:26

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të të cilit kërkon ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë.

Kamberi gjatë ditës deklaroi se edhe vetë e ka nënshkruar këtë peticion.

Në Klan Kosova, Kamberi tregoi se pse mori këtë iniciativë teksa theksoi se nuk pret që kjo të mirëpritet nga parlamenti serb.

“Këtë e kam shpërndarë në mënyrë që miqtë që i kam në rrjetet sociale ta shohin dhe t’i bashkëngjiten kësaj iniciative”.

“Qëllimi është që t’i ndihmojë shoqëritë post-konfliktit në ish-Jugosllavi që të përballen me të kaluarën e dhunshme, me trashëgimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut për të parandaluar mundësinë që në të ardhmen të përsëritet diçka e tillë”.

“Brenda mureve të parlamentit nuk do të pritet asnjëherë mirë një iniciativë siç thonë ua përkujton të 90-tat e që kërkojnë sa më shumë të largohen nga të 90-tat nga ajo periudhë e dhunshme në të cilën Serbia ka qenë shkaktari kryesor dhe nuk u vije aspak mirë kur dikush u kthehet këtyre temave”.

“Është shumë e qartë se ne nuk mund të ecim përpara derisa nuk bëjmë një prerje të qartë me të kaluarën e dhunshme dhe derisa nuk marrin përgjegjësitë për ato që kanë ndodhur në atë periudhë”, deklaroi Kamberi.