Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Aktuale November 29, 2020 - 21:05

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë seancë plenare.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, seanca pritet të nis prej orës 10:00, ndërsa në rend dite janë 14 pika, ku numri më i madh i tyre janë raporte vjetore që pritet të shqyrtohen në këtë seancë./Zëri

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,

Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

14. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyertues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.