Nga Vetëvendosje thonë se kanë fituar pa balotazh në Podujevë

Nga Vetëvendosje thonë se kanë fituar pa balotazh në Podujevë

Aktuale November 29, 2020 - 20:31

Nga Lëvizja Vetëvendosje shprehen të bindur se kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi ka fituar në komunën e Podujevës.

Sipas Albulena Haxhiut, Bulliqi ka fituar pa patur nevojë që të shkohet në balotazh, transmeton Zeri.info.

“Pa ballotazh”, ka qenë shkrimi i para pak minutash i Haxhiut në Facebook.

Ndryshe, edhe sipas projeksionit të Armend Mujës, Bulliqi pritet të shpallet fitues i zgjedhjeve në Podujevë me 50.02 për qind të votave./Zëri