Flet skulptori që punoi shtatoren e Skenderbeut në Prizren

Flet skulptori që punoi shtatoren e Skenderbeut në Prizren

Aktuale November 29, 2020 - 20:20

Skulptura e inaugurar në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, bëri bujë në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë pakënaqësi dhe komente nga njerëzit mbi punën e skulptorit në shtatoren e heroit Gjergj Kastriot- Skenderbeu.

Skulptorit Sinan Aliaj nga Prizreni iu deshën gjashtë muaj që të punonte shtatoren e “Skenderbeut” e cila ka ngjallur shumë debate kohët e fundit.

Ndonëse puna e tij është gjykuar shumë në rrjete sociale, Aliaj ka treguar se ai është shumë i kënaqur me finalizimin e veprës së tij të artit e cila është vendosur në Prizren.

“Po, sigurisht sepse vet e kam punuar. Skulptura asnjehere nuk finalizohet por duhet ta dije skulptori se ku dhe kur te ndalet’’.

Aliaj poashtu i komentoi reagimet e njerëzve lidhur me shtatoren që u inagurua në Prizren për nder të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

‘’Nje veper arti, iu dedikohet shoqerise me qellimin dhe mundesine qe secili te krijoj pershtypjen e vet, andaj nuk i nderhyj askujt ne perceptimin e tij/saj. Arti eshte i lire’’, theksojë Aliaj.

Image

I pyetur se në finalizimin e punës mos ka ndikuar koha e shkurtër apo edhe materiali i përdorur, Aliaj, u shpreh që ‘askush nuk ia ka prerë kërthizën Skëndërbeut’.

“Une nuk e kam iden se cfare pritshmeri kane pas te tjeret, sepse me sa di une askush prej nesh nuk ia kemi prere kerkthizen e as nuk e kemi perkundur ne djep Skenderbeun’’, u shpreh skulptori prizrenas.

Gjithashtu në fund të intervistës për portalin “familjajone”, Aliaj tha që ‘arti është intrigues’ dhe pati një krahasim mes artit të skulpturës dhe tatuazheve.

‘’Dikujt mund ti del pune edhe me tatute e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojne bukur’’, tha Aliaj.

Ndryshe, gurthemeli i shtatorës së Gjerg Kastriotit-Skënderbeut u vu më 28 nëntor të vitit të kaluar për tu inaguruar pikërisht një vit më pas./Zëri

Image