Qytetarët mblidhen para zyrave të LDK-së në Podujevë, Rudari fajëson mediat

Qytetarët mblidhen para zyrave të LDK-së në Podujevë, Rudari fajëson mediat

Aktuale November 29, 2020 - 19:58

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen para zyrave të LDK-së në Podujevë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në një konferencë për media, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka fajësuar mediat kur është pyetur në lidhje me grumbullimin qytetarëve para zyrave në kohë pandemie, transmeton Zeri.info.

“Nuk e kemi pritur këtë masë, ne kemi qenë të mbledhur vetëm si shtab zgjedhor.Prezenca e mediave ka shtyrë që qytetarët të vinë dhe të shfaqin mbështetjen e tyre për LDK-në”, ka thënë Rudari në një konferencë për media, ku gjithashtu tha se është duke prirë me fitore në këtë komunë./Zëri