KQZ: Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë Veriore të qeta, rezultatet pas orës 21:00

KQZ: Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë Veriore të qeta, rezultatet pas orës 21:00

Aktuale November 29, 2020 - 19:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka cilësuar si të qetë procesin e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe atë në Mitrovicën e Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit në komunë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është përmbyllur dhe në këto dy komuna është zhvilluar procesi pa probleme, pasi siç ka thënë ajo këtë e tregon edhe numri i vogël i rasteve, ku janë lajmëruar vetëm 6 raste që nuk cenojnë integritetin e procesit.

Daka ka treguar se në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve./Zëri