Projeksioni i Armend Mujës, Shpejtim Bulliqi fiton Podujevën me 50.02 për qind

Projeksioni i Armend Mujës, Shpejtim Bulliqi fiton Podujevën me 50.02 për qind

Aktuale November 29, 2020 - 19:21

Analisti Armend Muja, ka publikuar projeksionin e rezultateve të zgjedhjeve në komunën e Podujevës.

Sipas analizës në matjen e opinionit publik që e ka bërë Armend Muja me studentë të Kolegjit Riinvest, komunën e Podujevës e fiton kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi me 50.02 për qind apo 16,957 vota, transmeton Zeri.info.

Sipas kësaj analize e cila është publikuar përmes RTV Dukagjinit, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari pritet të jetë i dyti me 40.11 për qind apo 12.777 vota dhe kandidati i PDK-së, Naim Fetahu radhitet i treti me 9.87 për qind të votave ose 3679 vota./Zëri

Image