Komisionerja e LVV-së në veri shoqërohet në polici, dyshohet për ndikim tek votuesit
Foto: Radio Kontakt Plus

Komisionerja e LVV-së në veri shoqërohet në polici, dyshohet për ndikim tek votuesit

Aktuale November 29, 2020 - 18:51

Një komisionere e LVV-së është shoqëruar në stacionin policor për një bisedë informuese.

Policia konfirmoi për radion “Kontakt Plus” se një komisionere nga Lëvizja Vetëvendosje është aktualisht në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, për një bisedë informuese, për shkak të dyshimit se ajo ndikoi te votuesit.

Siç i wshtw thwnw “Kontakt Plus”-it., policia hyri në qendrën e votimit në shkollën fillore "Sveti Sava" me ftesë të përfaqësuesit të Komisionit Zgjedhor, ndërsa prokurori në detyrë do të përcaktojë nëse ka elemente të një vepre penale apo jo, transmeton Zeri.info.