Ahmeti thotë se pavarësisht masave, numri i të infektuarve nuk po bie dhe pasojat do jenë të mëdha

Ahmeti thotë se pavarësisht masave, numri i të infektuarve nuk po bie dhe pasojat do jenë të mëdha

Aktuale November 29, 2020 - 17:06

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me situatën aktuale me COVID-19 në kryqytet.

Ahmeti ka treguar se sot në Prishtinë janë regjistruar 237 raste dhe pa asnjë vitkimë, ndërkohë ka thënë se pavarëisht masave, numri i të infektuarve nuk po bie, transmeton Zeri.info.

Ai ka marrë si shembull Prishtinën dhe Komunën e Prizrenit ku sot u shënuarn 29 raste të reja dhe 3 viktima si pasojë e koronavirusit, duke thënë se masat anti-COVID të Qeverisë janë të bazuar në numrin e të infektuarve që sipas tij, është më i madh në ato komuna ku bëhen teste më shumë.

“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë”, ka shkruar Ahmeti në postimin ku ka publikuar shifra të COVID-it në kryeqytet./Zëri