Komuna e Skenderajt kundër SBASHK-ut, nesër mbahet mësim

Komuna e Skenderajt kundër SBASHK-ut, nesër mbahet mësim

Aktuale November 29, 2020 - 16:20

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër do të jetë ditë pune për shkollat dhe institucionet komunale.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër në komunën e tij do të jetë ditë pune, duke dal kështu kundër SBASHK-ut i cili ka njoftuar se të hënën nuk do të punojnë shkollat për shkak të festës së 28-nëntorit, transmeton Zeri.info

Jashari ka thënë se një ditë e humbur e mësimit është e arsyeshme, pasi edhe ashtu pandemia ka penguar procesin mësimor.

“Peër shkollat dhe institucionet tona komunale, neseër do teë jeteë diteë puneVendimet e institucioneve tona, teë ndertuara me shumeë mund e sakrificeë duhet teë respektohen e zbatohen nga teë gjitheë ne.Pas diteëve teë humbura teë meësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe njeë diteë e humbur eështeë e pa arsyeshme dhe nuk ka nevoj teë ndodheë”, ka shkruar Jashari.

Ai ka ftuar mësimdhënësit që nesër të mbajnë mësim.

“Andaj teë dashur meësimdheëneës keërkoj mireëkuptimin tuaj qeë neseër teë mbani meësimin dhe peërvecë tjerash tu shpjegoni feëmijeëve toneë se sa e lavdishme eështeë historia joneë kombeëtare”, shkruan kryetari i Skenderajt.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK) ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë dite e zakonshme pune, duke njoftuar se të hënën, më 30 nëntor, në shkollat e Kosovës nuk do të zhvillohet mësimi për nder të festës së 28 Nëntorit./Zëri