Zemaj thotë se masat anti-COVID po respektohen në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Zemaj thotë se masat anti-COVID po respektohen në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Aktuale November 29, 2020 - 16:02

Sot komuna e Podujevë dhe ajo e Mitrovicës së Veriut, janë duke zhvilluar zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Këto janë zgjedhje janë duke u mbajtur në kushte të pandemisë COVID-19, ndërsa për të parë nëse po respektohen masat, ministri i shëndetësisë, Armen Zemaj, ka vizituar sot dy komunat.

Sipas Zemajt, në dy komunat janë duke u respektuar masat anti-COVID-19, transmeton Zeri.info.

“Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, po zhvillohet procesi zgjedhor për kryetarët e komunave, në mënyrë të rregullt.Është e domosdoshme që procesi zgjedhor, në çdo vendvotim, të zhvillohet duke i respektuar masat anti Covid. Bashkë me insepktoriatin vizituam qendrat e vendvotimeve edhe në Podujë edhe në Mitrovicën e Veriut. Aty ku isha, masat anti Covid po respektoheshin, hapësirat ofronin kushtet e duhura për votim”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos grumbullohen në oborret e shkollave, ndërsa ka ftuar organet e zbatimit të masave anti-COVID, që të jenë në krye të detyrës.

“Kjo ditë e mirë, nuk guxon të jetë ditë e ngritjes së lakores së infektimeve as në Podujevë, as në Mitrovicën e Veriut!Jeta e çdo qytetari është prioritet, le të fitojë më i miri. Bashkë ia dalim!Bartni maskën!Ruani distancën!”, shkruan Zemaj pas vizitës./Zëri