Shoqërohen në polici dy persona që dyshohet se fotografuan votën në Podujevë

Shoqërohen në polici dy persona që dyshohet se fotografuan votën në Podujevë

Aktuale November 29, 2020 - 15:34

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Podujevës.

Përgjatë më shumë se 8 orëve, që nga koha kur janë hapur kutitë e votimit, Policia e Kosovës ka përcjellë mbarvajtjen e procesit zgjedhor, ku edhe ka pasur arrestime.

“Deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votës. Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë.

Marrë parasysh numrin e qendrave të votimit, policia ka angazhuar rreth 400 zyrtar policor me detyra specifike në këtë proces, duke mos llogaritur këtu edhe numrin e zyrtarëve të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në atë territor./Zëri

 

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Që nga orët e...

Posted by Kosovo Police on Sunday, November 29, 2020