Ahmeti: Masat e reja anti-COVID pa efekt, qytetarët e bizneset vetëm po dëmtohen

Ahmeti: Masat e reja anti-COVID pa efekt, qytetarët e bizneset vetëm po dëmtohen

Aktuale November 27, 2020 - 22:53

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar Qeverinë “Hoti” për masat e reja që janë ndërmarrë duke thënë se ato vetëm sa po i dëmtojnë financiarisht qytetarët e bizneset.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se numrat e rasteve me COVID-19 janë të njëjta që prej hyrjes në fuqi të masave të reja.

“Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njejta ose më të larta se para dy jave”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë i tij:

Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njejta ose më të larta se para dy jave.

Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruva që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar.

Gjysëm – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurtë. Dora gjysëm e hekurtë pa kurfarë dore të ndihmes zvogëlon besimin në institucione.

Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurfarë obligimi ndaj tyre.