Fetahu: Bulliqi dhe Rudari janë bashkëpjesëmarrës në uzurpim pronash

Fetahu: Bulliqi dhe Rudari janë bashkëpjesëmarrës në uzurpim pronash

Aktuale November 27, 2020 - 22:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Naim Fetahu thotë se me datë 29 nëntor në këtë komunë do të marrë fund pushteti i LDK-së. Sipas tij kjo parti për vjet me radhë ka keqpërdorur paranë publike duke qeverisur keq.

Fetahu i cili garon kundrejt Nexhmi Rudarit të LDK’së dhe Shpejtim Bulliqit të VV’së ka akuzuar ata për uzurpim të pronave publike.

“Unë mendoj që LDK-ja ka qenë në dijeni të kësaj situate prej vitit 2006 kur kam qenë kryetar i grupit të këshilltarëve në Asamblenë Komunale por edhe për shumë prona të tjera të uzurpuara”, thotë Fetahu.

“Qytetarët e Komunës së Podujevës janë të lodhur me këto uzurpime. Komuna edhe sot e kësaj dite nuk e di sa ka uzurpatorë”, shtoi ai në Kanal10.

“Për 20 vjet rresht i keni lejuar pronat e uzurpuara”, tha Fetahu.