Hoti paralajmëron se nuk do të ketë pushim të hënën për 28 nëntor

Hoti paralajmëron se nuk do të ketë pushim të hënën për 28 nëntor

Aktuale November 27, 2020 - 17:45

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se dita e hënë, 30 nëntor 2020 se do të jetë ditë e rregulltë e punës.

Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se do të punohët me orar të rregullt në të gjitha institucionet shtetërore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinion publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës. Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka shkruar ai.

Ndërsa, shefi i ekzekutivit të vendit thekson se ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në vijen e parë të frontit me pandeminë COVID-19.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi. Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria”, tha ai./Zëri