Pacolli: LDK, PDK, AAK e Lista e Vuçiqit u bënë bashkë kundër mërgatës

Pacolli: LDK, PDK, AAK e Lista e Vuçiqit u bënë bashkë kundër mërgatës

Aktuale November 27, 2020 - 13:03

Deputetja nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Lista e Vuçiqit edhe sot në Kuvendin e Kosovës u bënë bashkë kundër mërgatës, përcjell Zeri.info

Sipas Pacollit, ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

"Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës".

"Votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mëgatës e shtetit të Kosovës", ka shkruar ajo në "Facebook".