E shpallën Driton Selmanajn person “non grata”, Isa Mustafa i quan banditeske veprimet e VV-së

E shpallën Driton Selmanajn person “non grata”, Isa Mustafa i quan banditeske veprimet e VV-së

Aktuale November 27, 2020 - 10:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës në rast se pjesëmarrës do të jetë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Këto paralajmërime të VV-së, Mustafa i ka cilësuar si ‘sjellje jodemokratike dhe banditezke”. Ai ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”.

“Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemoktatike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Mustafa ka folur edhe për deputeten e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e ku tha se ajo e ka respektin e plotë të tij.

 “Sa i përket deputetes Saranda Bogujevci, masakrimit  të saj dhe të familjes Bogujevci nga serbët, ajo ka respektin e plotë timin, të Driton Selmanajt dhe të LDK-së. Të gjitha tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë Mustafa.