Kërcënohet Zafir Berisha

Kërcënohet Zafir Berisha

Aktuale November 26, 2020 - 17:22

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është kërcënuar.

Kërcënimin e Berishës e ka konfirmuar Ministria e Brendshme, e cila ka bërë të ditur se për këtë është hapur rast në polici.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka

hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në komunikatën e MPB-së, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje, ndërsa kanë demantuar lajmin e publikuar në media se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram./Zëri