9 të vdekur dhe 704 raste të reja në Kosovë
Foto: Laura Hasani

9 të vdekur dhe 704 raste të reja në Kosovë

Aktuale November 25, 2020 - 15:00

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

"Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e vdekjes, sipas raportit të këtij instituti janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç), raporton Zeri.info

Numri total i rasteve pozitive raportohet se është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168. /Zëri