Hoti me Osmanin diskutuan për misionet diplomatike

Hoti me Osmanin diskutuan për misionet diplomatike

Aktuale November 25, 2020 - 13:20

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në bisedën telefonike që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka folur për misionet diplomatike të Kosovës.

Hoti ka thënë se ka njoftuar Osmanin se së shpejti do të përmbyllë analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të vendit.

Ai thotë se mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

“E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Zëri