Gjimnazi në Kaçanik mbyllet deri në dhjetor për shkak të COVID-19

Gjimnazi në Kaçanik mbyllet deri në dhjetor për shkak të COVID-19

Aktuale November 24, 2020 - 11:08

Gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik do të jetë i mbyllur deri më 4 dhjetor për shkak të COVID-19.

Shkolla ka njoftuar se janë infektuar 9 mësimdhënës dhe si pasojë e kësaj kanë kaluar në skenarin C të mësimit, transmeton “Zeri.info”.

“Me gjithë përpjekjet tona për ta sfiduar pandeminë COVID-19, gjendja e krijuar, për çka janë njoftuar të gjitha institucionet relevante, duke u bazuar edhe në rekomandimin e 20.11.2020 të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, na diktoi të marrim një vendim të ri: Kalimin në skenarin C të mësimit, përkatësisht në mësimin online, për 14 ditë, deri më 4.12.2020”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Zëri