
Ministri Zemaj sot viziton Gjilanin
Aktuale
November 24, 2020 - 08:20
Gjatë së martës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta vizitojë komunën e Gjilanit.
Fillimisht ministri Zemaj do të pritet në takim në ora 13:00 nga i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Më pas vizitën e tij Zemaj do ta vazhdojë në Spitalin e Gjilanit, ku edhe do të bëhet dorëzimi i rëntgenit mobil.
Sipas agjendës nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj do të qëndrojë për vizitë edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike.
Në orën 14:30 do të ketë konferencë për media.