Kurti e Bislimi bisedojnë me ambasadorin Kosnett rreth pandemisë e Gjykatës Speciale

Kurti e Bislimi bisedojnë me ambasadorin Kosnett rreth pandemisë e Gjykatës Speciale

Aktuale November 23, 2020 - 20:24

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin e partisë Besnik Bislmi, kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për situatën aktuale, mardhëniet bilaterale dhe gjendjen me pandeminë dhe Gjykatën Speciale..

“Gjatë këtij takimi diskutuam rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin./Zëri