KOSTT-i dhe KEDS-i thonë se po punojnë intensivisht në rregullimin e rrymës në Prishtinë

KOSTT-i dhe KEDS-i thonë se po punojnë intensivisht në rregullimin e rrymës në Prishtinë

Aktuale November 23, 2020 - 19:36

KOSTT-i dhe KEDS-i, pas ndërprerjeve të shumëta elektrike në Prishtinë, kanë njoftuar se po vazhdojnë punimet intensive në përmirësimin e dëmtimeve të shkaktuara.

Përmes një komunikatë për medie, njoftohet se momentalisht pa energji elektrike janë lagjja e Bregut të Diellit, një pjesë e Matit 1 dhe një pjesë e Velanisë.

”Vazhdojnë punimet intenzive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2. Me kapacitete dhe përkushtim të plotë, ekipet e KOSTT të mbështetur nga ekipet e KEDS po vazhdojnë me punë intenzive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 duke larguar kabllot e dëmtuara, pastrimin e kanaleve si dhe shtrirjen dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3. Aktualisht konsumatorët e lagjeve Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në komunikatë.

KOSTT-i dhe KEDS-i kërkojnë nga qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga Nënstacioni Prishtina 2, gjatë sezonit të dimrit./Zëri

Image

Image

Image