Kryetari i Malishevës qe 23 ditë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë

Kryetari i Malishevës qe 23 ditë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë

Aktuale November 23, 2020 - 16:46

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tash e 26 ditë është duke luftuar me koronavirusin, ndërsa sot janë bërë 23 ditë që është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Nënkryetari i kësaj Komune, Hajdin Berisha, i ka thënë sot “Zërit” se Begaj është ende i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Përmirësimet janë shumë minimale, ende po vazhdon trajtimi në Klinikën Infektive”, ka thënë Berisha për Zeri.info.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 645 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 12 persona. /Zëri