Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Zemaj viziton Spitalin e Gjilanit, ku janë të infektuar 50 persona nga stafi shëndetësor

Zemaj viziton Spitalin e Gjilanit, ku janë të infektuar 50 persona nga stafi shëndetësor

Aktuale November 22, 2020 - 21:36

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën në mbrëmje ka vizituar Spitalin e Gjilanit.

Zemaj ka bërë të ditur se në këtë spital janë duke u trajtuar 68 pacientë me COVID-19, ndërsa nga personeli shëndetësor janë të infektuar 50 persona mes tyre 8 mjekë, të cilët janë në vetizolim

“Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar”, shkruan Zemaj.

Ai ka përgëzuar menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për sic ka thënë ai, përkushtimin dhe punën që bëhet aty, ndërsa ka përsëritur apelin që të bartet masa, distanca dhe të mbahet higjena./Zëri