Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Likaj: Respektoni masat që t’i mbajmë shkollat hapur

Likaj: Respektoni masat që t’i mbajmë shkollat hapur

Aktuale November 22, 2020 - 20:44

Ministri i Arsimit ,Ramë Likaj ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID-19.

Likaj ka lutur nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë pjesëmarrësit në shkollë, të kenë kujdes, pasi siç ka thënë ai vetëm duke respektuar masat ndihmoni duke mbajtur edhe shkollat hapur, transmeton Zeri.info

“Paçi kaluar fundjavë të qetë! E hëna, ditë mësimi dhe ju lutem shumë, nxënës, mësimdhënës, prindër dhe të gjithë ju pjesëmarrës në shkollë, të keni KUJDES!COVID-19 është mes nesh, madje me shifra të larta. Duke respektuar rregullat, ndihmoni veten dhe të tjerët, ndihmoni arsimin dhe kështu do të mbajmë shkollat hapur për Fëmijët, për Ne, për Kosovën!”, ka shkruar Likaj në Facebook.