Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Haziri tregon gjendjen me COVID-19 në Gjilan

Haziri tregon gjendjen me COVID-19 në Gjilan

Aktuale November 22, 2020 - 19:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar gjendjen me COVID-19 në komunën e tij.

Haziri ka thënë se lajmi i mirë në këtë komunë është pasi janë shëruar 68 pacientë, ndërsa ka treguar se që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë vdekur 68 persona nga COVID-19, transmeton Zeri.info.

Gjilani ka edhe 519 raste aktive, 78 janë të hospitalizuar dhe 158 mostra në prite të rezultateve.

“Apeloj që t’iu përmbaheni tri postulateve për mbrotje nga infeksioni: maska, distanca dhe larja e duarve!”, ka qenë apeli i Hazirit për qytetarët./Zëri