Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Aktuale November 22, 2020 - 19:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin diversitetin kulturor dhe historik të Maqedonisë së Veriut, si bazë e fortë për progres të ri të vendit. Ky ishte urimi i ambasadores amerikane në Shkup, Kate Marie Brnes për ditën e Alfabetit Shqip.

Ajo në urimin e saj thotë se zhvillimet historike në vend duhet parë si element konstruktiv dhe jo burim i ndarjeve dhe mospajtimeve.

“Është e pamohueshme se unë dua të shoh Maqedoninë e Veriut duke arritur progres dhe jo vetëm të arrij interpretime të ndryshime historike, por edhe të ndërtohet një kohezion i përgjithshëm i cili historinë e bën një element konstruktiv në vend të një burimi për mospajtim. Gëzuar ditën e alfabetit, urime”, shprehet Kate Marie Byrnes, Ambasadore e SHBA-ve./Koha.mk