Gjendet i riu nga Malisheva, Jetmir Rudi

Gjendet i riu nga Malisheva, Jetmir Rudi

Aktuale November 22, 2020 - 18:22

Është gjetur para pak minutash i riu nga Malisheva, Jetmir Rudi i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Gjetjen e tij e ka konfirmuar për “Zërin” Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, i cili ka thënë se i riu është gjetur nga familjarët pranë fshatit të tij në Rud të Malishevës.

Graishta ka thënë se Rudi nuk ka lëndime trupore por është i stresuar dhe është nisur për trajtim në QKUK.

“I riu është gjetur afër fshatit të tij nga familjarë. Nuk ka lëndime trupore por nuk është në gjendje të mirë psiqike pasi është i shqetësuar dhe për këtë rasti nuk mund të procedohet deri pas trajtimit. Pas gjetjes ai ka marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë dhe më pas është nisur për në QKUK”, ka thënë Graishta për “Zërin”.