Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Osmani: Vepra e unifikuesve të Alfabetit të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne

Osmani: Vepra e unifikuesve të Alfabetit të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne

Aktuale November 22, 2020 - 16:14

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Osmani e ka cilësuar këtë ngjarje si një prej më të rëndësishmeve të kombit, ndërsa ka thënë se Kongersi i Alfabetit u shënderua në një ndër ngjarjet më të rëndësishme politike.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, 112-vjetorin e të cilit e kujtojmë këto ditë, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Në thelb ngjarje kulturore, ai u shndërrua shpejt në njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme politike”, shkruan Osmani.

Ajo më tej ka vlerësuar se Kongresi i para 112 viteve, jo vetëm që ka unifikuar alfabetin por delegatët e tij, unfikuan edhe popullin shqiptar rreth një identitieti për çka tha se duhet të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne.

“Duke e unifikuar alfabetin, delegatët e tij e unifikuan popullin shqiptar rreth një identiteti të përbashkët dhe e riorientuan atë përfundimisht drejt kulturës e qytetërimit perëndimor, pjesë e të cilit qemë prej shekujsh. Sot i përulemi vizionit të delegatëve të Kongresit. Vepra e tyre për për bashkimin e shqiptarëve rreth vlerave identitare dhe qytetërimit perëndimor duhet të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne”, ka shkruar u.d së presidentes./Zëri